Kulla: Shqiptarët i ka zbuar Edi Rama dhe Yuri Kim. Sali Berisha nuk është Dodiku i Bosnjës

Shkrimtari Ndriçim Kulla, akuzon Edi Ramën dhe Yuri Kim për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Kulla deklaroi se, vendimi Sali Berishën ishte një shkelje e rregullave dhe parimeve të demokracisë.

Sipas tij, ‘Sali Berisha nuk është Dodiku i Bosnjës, por është njeriu që hoqi vizat dhe futi Shqipërinë në NATO’.

‘Këtu janë shkelur rregullat dhe parimet e demokracisë, sepse është dënuar, është vënë laku në fyt, kryetarit të opozitës, pa gjyq, pa asnjë fakt. Asnjë nuk mund ta durojë këtë gjë.

Nuk është Sali Berisha, Dodiku i Bosnjës.

Nuk po bën avokatin e Sali Berishës, por unë po flas si qytetar. Ka qenë më proamerikani se gjithë të tjerët, i ka hapur rrugën Shqipërisë në NATO, ka hequr vizat, ky njeri dënohet, ky është paradoks.

Shih çfarë po bën një lob në Amerikë. Ata nuk mund ta vazhdojnë përjetë këtë, sepse në zgjedhjet e 14 majit, ata do ta shikojnë mirë surprizën. Ata do ta shikojnë mirë rezultatin. Njerëzit nuk durojnë dot më, nuk pyesin më. Këta njerëz i ka zbuar, i ka dërguar jashtë Edi Rama dhe Yuri Kim. Janë të dy, unë i akuzoj të dy’, tha gjatë debatit në SYRI TV, Ndriçim Kulla.