Verë e nxehtë për Ledri Vulën, reperi po bën gati hite të reja muzikore

Ledri Vula po kujdeset që tani që vera të jetë “full” me koncerte. Artisti ka nisur punën për të na dhuruar muzikë të mirë e mbi të gjitha energji për të kaluar muajt e nxehtë që kemi përpara.

Menaxheri i reperit, Enis Fetahu ka zbuluar për mediat në Kosovë se reperi së shpejti do të vijë në tregun muzikor me projekte të reja të cilat do t’i lançojë solo e po ashtu do ketë edhe duete.

“Ledri momentalisht është duke xhiruar spote. Ditën e djeshme kemi nisur xhirimet që pritet të përfundojnë brenda 4 ditëve. 16-17 këngë do të lansohen gjithsej ndërsa 10 prej tyre do të lansohen me videoklip”.

Gjithashtu, menaxheri ka zbuluar se ndër emrat me të cilët pritet të bashkëpunojë Ledri janë: Lumi B, Buta e emra të tjerë të njohur.