Transporti publik falas/ Shehaj: Premtimi i Këlliçit plotësisht i realizueshëm, përfitojnë 200 mijë qytetarë!

Deputeti i PD, Agron Shehaj shprehet se premtimi i kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi për bërjen falas të transportit publik në Tiranë, është plotësisht i realizueshëm. 

Në Çim Peka Live, në Syri Tv, Shehaj tha se do të përfitojnë 200 mijë Tiranë të cilët përdorin çdo ditë tranposrtin urban në kryeqytet. 

"Nëse qytetarët do t'i besojnë drejtimin e bashkisë së Tiranës, ka filluar me një premtim shumë të mirë sipas mendimi tim, siç është urbani falas në Tiranë. është një premtim mëse i realizueshëm, kushton 20 mln euro në vit, janë rreth 6% e buxhetit të Tiranës, nuk janë pak, por është i realizueshëm. Unë mendoj se është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Përfiton shtresa e mesme dhe ulët e cila përdor çdo ditë urbanin për të shkuar në punë, për të shkuar në shkollë. Kush thotë është gjë koti, duhet të vihet në vend të atij që harxhon 30 mijë lekë në muaj vetëm për urbanin, plus bashkëshortja, plus fëmijët. Bashkia duhet t'ua kthejë paratë qytetarëve në formën e shërbimit. Ka efekte mbi trafikun, mbi ndotjen. Është absolutisht e realizueshme, janë qindra qytete që e kanë. Çmimi i biletave rëndon shumë në buxhetin mujor të familjeve. Unë besoj se Belindi do ta bëjë. Nëse Belindi fiton do ta bëjë", u shpreh Shehaj duke theksuar se: "200 mijë qytetarë preken nga kjo, i ftoj qytetarë të flasin me personat që përdorin urbanët çdo ditë, ti pytesin janë dakord apo jo me urbanët falas. Është shumë i thjeshtë për t'u realizuar. Mjafton vullneti".