", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/23/auto_foto694_31679608569.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Bayern gjen menjëherë zëvendësuesin e trajnerit Nagelsmann

Bayern Munich shkarkoi mbrëmjen e kësaj të enjte, trajnerin Julian Nagelsmann.

Shkarkimi vjen në një moment të ndërlikuar: Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern sfidon liderët e Bundesligës Dortmund (1 prill) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përballet me Manchester Cityt (11 dhe 19 prill).

Nagelsmann erdhi te Bayern nga Leipzig në vitin 2021. Kontrata e tij është deri në vitin 2026, por që nuk arriti ta çonte deri në fund.

Kandidati numër një si pasardhës i Nagelsmann është bashkatdhetari i tij Thomas Tuchel, i cili më parë ka punuar si trajner i Mainz 05 dhe Borussia Dortmund në Bundesligë. 

Pas kësaj, Tuchel punoi te PSG dhe deri vjeshtën e kaluar te Chelsea. 

Me blutë e Londrës, Tuchel fitoi kupën e UEFA Champions League në sezonin 2020-2021.