Zyrtare/ Nuk vonon shumë, Sevilla gjen zëvendësuesin e Sampaolit

Sevilla do të drejtohet nga José Luis Mendilibar për pjesën e mbetur të sezonit. Këtë sapo e ka bërë të ditur klubi andaluzian në një deklaratë zyrtare.

Përvoja e fundit e trajnerit bask ishte te Alavés vitin e kaluar. Dhe në karrierën e tij, në më shumë se 15 vjet në, spikat puna e tij e madhe tek Eibari.

 

Pavarësisht ofertave të tjera në treg, Sevilla ka vendosur për Mendilibarin, i cili pason në këtë detyrë argjentinasin Jorge Sampaoli. Mënyra e tij e të kuptuarit të futbollit pëlqehet te bardhekuqtë.

Epoka e Sampaolit ka lënë shumë lojtarë të zemëruar, që tani do të drejtohen nga një trajner me një metodë të qartë, pa qenë nevoja për t’i aktivizuar jashtë pozicioneve të tyre.