Regjistrimi në zgjedhje/ PD ankimon vendimin e KQZ, prova se kryetar është Sali Berisha

Për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 Majit si subjekt politik, Kryetari i PD, Sali Berisha e ka ankimuar vendimin e KQZ-së në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Partia Demokratike i ka vënë në dispozicion KQZ-së, të gjithë dokumentacionin ku provohet se Kryetari i PD-së është Sali Berisha.

Dje, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, theksoi rëndësinë e këtyre procedurave ligjore për regjistrimin e partisë në zgjedhje: "Për hir të hullisë institucionale në të cilën PD është angazhuar që të futet dhe të mos dalë kurrë më prej saj, - theksoi Kaso. -  Ka rezoluta të Kuvendit Kombëtar të demokratëve në Kuvendin e 30 Prillit, të cilat e angazhojnë PD-në drejt një hullie institucionale, pra të mos shmangies më kurrë nga proceset zgjedhore ose procese të tjera institucionale. Pra neve jemi të angazhuar në institucione dhe betejën tonë do ta bëjmë në institucione deri në fund

Dokumenti i dorëzuar në KAS: