VIDEO/ Protestojmë kundër qeverisë së korruptuar, me mijra shkodranë nisen drejt Tiranës

Edhe qytetarët nga Shkodra do kenë një pjesëmarrje masive në protestën e opozitës.

Janë më mijra shkodranë që me autobusë dhe makinat e tyre private janë nisur tashmë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar shqiptarëve në protestën e radhës që do të mbahet sot në orën 12 në Tiranë.

Në qytetin e Shkodrës janë 4 pika në të cilat janë mbledhur po ashtu dhe ata te rrethinave për tu nisur drejt kryeqytetit. Qashiv Hoxha nën kryetari i PD shprehet se janë të shumta arsyet për të cilat protestojnë sot kundër një qeverie të korruptuar e që po shpopullon Shqipërinë.