Berisha denoncon në Kuvend vrasësin-serial Dan Hutra: Ishte partonazhisti i PS

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar dhe në sallën e Kuvendit Partinë Socialiste se vrasësi i tre grave në Tiranë, më 1 mars, Dan Hutra, sipas tij, “ishte një patronazhist” i PS.

Berisha tha gjithashtu se Hutra ishte “informatori i policisë”.

Sali Berisha: Vlerësoj aktin tuaj që ngrite Parlamentin për të mbajtur zi për tre qytetare, por theksoj se ai vrasës serial ishte një patronazhisti juaj, ishte turpi juaj, ishte informatori juaj i policisë. Ishte turpi juaj e liruat dhe keni përgjegjësi të madhe për ketë.