Rama i nxirë në seancë/ Nuk e mban vendi, ulet pranë Majkos në sallë
Kryeministri Edi Rama ishte dukshëm i tensionuar në seancën e sotme të Kuvendit.
Ai fillimisht iku nga salla e Kuvendit, ndërsa në foltore ishte deputeti demokrat, Luçiano Boçi.
Më pas u rikthye, por nuk e mbante vendin.
Pas pak minutash, zbriti nga vendi ku ishte ulur dhe u rreshtua me deputetët socialistë në sallë.
Rama u ul pranë Pandeli Majkos, ndërkohë që përpiqej të maskonte tensionin me përpjekje për t’u dukur i qeshur.
Kryeministri është implikuar në skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.