'Ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim'/ Meta: Mund të kemi zhvillime para 14 majit. Për Ramën ka filluar...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se ndryshimi në Shqipëri do të ndodhë me çdo çmim. 

Revolucioni i opozitës nuk do të ndalet tha Meta. 

Çim Peka Live, Meta tha se për Edi Ramën ka filluar numërimi mbrapsht, ndërsa shtoi se mund të ketë ndryshime përpara 14 majit. 

"Ke skandalin McGonigal. Ai (Edi Rama) kishte blerë liderin e opozitës, ai dogji mandatet, fali të gjitha bashkitë, fali reformën në drejtësi përmes bojkoteve. Tani ai e di që nuk e blen dot as Ilir Metën, as Sali Berishën. Revolucioni do të bëhet si t'ia dojë dëshira popullit shqiptar, ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim, çmimin ia kemi lënë Edi Ramës ta zgjedhë. Edhe 80 ditë janë. Çdo gjë në kohën e duhur. Tani fillon 'final the countdown", mund të kemi zhvillime të tjera përpara 14 majit sepse njerëzit janë shumë të irrituar edhe brenda administratës për atë që po ndodh atje nga sekti i rilindjes sepse vetë socialistët ndjehen shumë të menjanuar nga Rilindja. Çdo ditë të jeni të sigurt që opozita vetëm fuqizohet, çdo ditë kjo qeveri do të zhytet në skandale më të rënda dhe nuk shpëton sepse i ka krijuar vetë. Dhe pa asnjë diskutim vullneti mbarëpopullor do të demonstrohet në 14 maj. Ai duhet ta kuptojë, ndryshimi do të ndodhë, me çdo çmim sepse është ndryshim i vonuar, është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit dhe kombit, për shkak të pengmarrjes së Edi Ramës nga faktorë që i dimë dhe pengmarrjes që u ka bërë Edi Rama këtyre këtu", tha Meta.