'Ata kanë emrat e rëndë, ne kemi përvojën', Sane 'kërcënon' francezët

Leroy Sane nuk i ka shpëtuar vorbullës së diskutimeve mbi fatin e Bayernit në Ligën e Kampionëve, ku do të jetë PSG-ja e Mesit-Nejmarit dhe Mbapesë si fortesa e parë për t’u thyer.

“Jam optimist se do t’ia dalim të kalojmë në fazën tjetër, ndonëse kemi përballë një ekip me shumë pretendime në Champions.

Përvoja mbetet jetike në një kompeticion kaq elitar dhe ne e gëzojmë. Kemi treguar dimensione të ndryshme deri në këtë pikë të sezonit si goleada, spektakël, vështirësi, oshilacione, por e kemi gjetur  sërish busullën e fitoreve jo vetëm në rezultate”, përfundoi sulmuesi 27-vjeçar.