Po shkëlqen me Arsenal, futbollisti brazilian merr vendim për të ardhmen

Është zyrtare! Gabriel Martinelli ka rinovuar kontratën me Arsenal deri në vitin 2027 njoftoi këtë të premte klubi londinez përmes një postimi në faqen zyrtare. Autor i 7 golave ​​dhe 3 asistimeve në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet, sulmuesi brazilian tashmë duhet të “përvesh mëngët” për të shkuar drejt fitimit të titullit kampion në Premier League .

“Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. 21-vjeçari, tani në sezonin e tij të katërt në veri të Londrës, ka bërë 111 paraqitje me ekipin e parë në të gjitha garat gjatë karrierës së tij në Arsenal. Futbollisti brazilian, i cili përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës së fundit në Katar, bëri 36 paraqitje në ekipin e parë sezonin e kaluar dhe u zgjodh lojtari i muajit në dhjetor 2021 dhe janar 2022.