Rama darkon me drejtorët e policisë në ish-bllok. Zgjedhjet e 14 majit në rrezik!
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe të gjithë drejtorët e policisë në të gjitha qarqet e vendit.
Takimi po zhvillohet aktualisht në zonën e Bllokut në vilën nr. 30.
I pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Në këtë darkë informale mësohet se kreu i qeverisë do të japë porositë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Si në çdo palë zgjedhje, edhe në 14 maj e më herët gjatë fushatës, Edi Rama do të përdorë strukturën e Policisë së Shtetit për vota.
Jo më larg se në zgjedhjet e 25 majit 2021, Rama doli hapur duke bërë thirrje që policët të mblidhnin vota për PS.
Edhe darka e sotme i shërben pikërisht tendencës së kreut të qeverisë për të deformuar procesin elektoral dhe për të dëmtuar opozitën.