Grabiti me armë dyqanin në Durrës, i riu humb ndjenjat në sallën e gjyqit, nxirret me karrocë

Një incident ka ndodhur gjatë seancës gjyqsore ndaj dy të rinjve, Orges Mona e Erlind Shehaj, që u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës.

Nga raportimet e mediave, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë dhe është shoqëruar për në gjykatë nga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit .

Para 3 ditesh kishin vjedhur me  armë  zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës.  Policia ka sekuestruar automjetin dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes. Të dy të rinjtë që kanë rënë në pranga, janë emra të njohur pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në tregun e narkotikëve.