Arben Ahmetaj dhe Alda Klosi janë fqinjë

Arben Ahmetaj banon në një prej zonave më të shtrenjta të kryeqytetit, pranë Liqenit Artificial të Tiranës. 

Jo shumë metra larg nga banesa e tij, jeton edhe ish-shefja e kabinetit të tij gjatë kohës që ishte zv/kryeministër dhe ministër i Rindërtimit, Alda Klosi. 

Kësaj të fundit i zhvati sanitarja Rozeta Dobi brenda në shtëpi kasafortën me mbi 500 mijë euro, bizhu dhe sende të tjera me vlerë. 

Por si zbulohet që Ahmetaj dhe Klosi përveçse kanë punuar bashkë, janë edhe komshinj aktualisht?

Kryetari i PD, Sali Berisha në një postim në Facebook që mban datën 11 shtator 2022, denoncoi shtesën pa leje që Ahmetaj i kishte bërë apartamentit të tij, në katin e fundit.

Objekti në fjalë ndodhet pikërisht te 'Rruga e Kosovarëve'. Po në këtë lagje jeton edhe Alda Klosi. 

Rastësi që Ahmetaj dhe Klosi jetojnë në dy apartamente jo shumë larg nga njëri-tjetri?

Rrethanat nuk na ndihmojmë edhe aq që t'ia lëmë rastësisë. 

Ajo që ende është pikëpyetje ka të bëjë me zotëruesin real të 500 mijë eurove që vodhi sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobi. 

Alda Klosi me rrogën e një zyrtareje të shtetit nuk mund t'i ketë të ardhurat nga kursimet e rrogës së saj prej pak më shumë se 100 mijë lekë të reja në muaj.

Vetë dinamika dhe mënyra si është trajtuar kjo ngjarje deri tani, të bën të mendosh se dikush tjetër me më shumë fuqi dhe pushtet i ka siguruar ato (paratë) dhe për të mos rrezikuar nga ajo që mund t'i rezervohej në të ardhmen, ka vendosur t'i 'strehojë' te njerëzit e besuar.  

Megjithatë, mbetet për t'u parë nga hetimet se kush do t'i dalë për zot shumës prej gjysmë milionë euro cash që mbante në shtëpi zyrtarja socialiste.

Nga ana tjetër, Alda Klosi sipas ligjeve në fuqi do të procesohet për shelje të ligjit për pasurinë. Ligji për deklarimin e pasurive ndalon subjektet që të mbajnë shumanë vlerë mbi 1.5 mln lekë të reja në gjendje cash, jashtë sistemit bankar.