VIDEO/ U kap me armë gati për qitje, i riu: Isha nisur për të vrarë politikanët e Lezhës

Antonio Leka, një person nga qyteza e Milotit në Kurbin, i dënuar me parë nga gjykata, për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake.

Ka qenë vëllai i Antonios, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.’…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…’ - ka pohuar Leka, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor.

Antonio Leka është djali i një oficeri ushtrie, Vat Lekës.