Bolsonaro shtrohet në spital në SHBA/ Çfarë ka ndodhur këto orë në Brazil

Brazili është në epiqendrën e vëmendjes botërore për shkak të trazirave që përfshinë kryeqytetin, Brazilia. Ja çfarë ka ndodhur në mënyrë të përmbledhur sipas BBC:

-Mbështetësit e ish-presidentit, Jair Bolsonaro, sulmuan të dielën Kongresin dhe të tjera godina qeveritare, përfshi pallatin presidencial dhe Gjykatën Supreme.

-Presidenti i sapoinauguruar, Luiz Inacio Lula da Silva nuk ishte aty kur ndodhi pushtimi, por ka fluturuar nga San Paolo, ku po inspektonte viktimat e përmbytjes, për të inspektuar dëmet.

-Protestuesit lanë pas gjurmë shkatërrimi me dritare të thyera, mobilje të kthyera përmbys dhe pjesë të përmbytura në Kongresin Kombëtar.

-Qeveria e Brazilit thotë se të paktën 1.500 persona janë arrestuar pas trazirave në kryeqytet.

-Një gjykatës i Gjykatës Supreme ka urdhëruar që të çmontohen kampet e ngritura jashtë zyrave kryesore të ushtrisë.

-Mbështetësit e Bolsonaro-s janë parë duke çmontuar pajisjet e kampingut.

-Bolsonaro humbi zgjedhjet presidenciale në tetor përballë rivalit të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, duke hedhur akuza në lidhje me sistemin e votimit.

-Shumë nga mbështetësit e tij kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin dhe kanë bërë thirrje që të ndërhyjë ushtria.

-Bolsonaro ka mohuar se ka inkurajuar protestat e të dielës, duke thënë se ajo që ndodhi shkon përtej protestave demokratike.

-Një burim pranë Jair Bolsonaro tha për Reuters se ish-presidenti brazilian është shtruar në një spital në Orlando, SHBA, me dhimbje në park. Gjendja e tij nuk është shqetësuese.

-SHBA thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Brazili në lidhje me vizën e ish-presidentit Bolsonaro.

-Liderët botërorë, përfshi presidentin amerikan, Joe Biden, kanë dënuar trazirat si një sulm mbi demokracinë.