‘Koburja’ ime dhe ‘djali i pastrueses’ që po grabit një kryeqytet të tërë!

Nga Gent Strazimiri

Sklepit të Tironës i hoqëm nga duart e pista, 471 milionë lekë të qytetarëve më të varfër të Evropës, dhe ky është një gjysmë lajm i mirë!

Historinë e ‘anulimit të tenderit’ dhe arsyetimin se ‘nuk pret dot burokracitë’ do i japim mundësinë ta shpjegojë gjerë e gjatë në SPAK!

I vetmi ndryshim është se ka marrë në qafë edhe ata fakirat që kanë futur duart të falsifikojnë sistemin!!!

‘Qëlloi’ Belind Këlliçi, por ‘koburja’ ishte po ajo, e imja!

‘Koburja’ e Gent Strazimirit ka pastruar parlamentin, bashkitë e administratën nga të paktën 600

* trafikantë droge,

* përdhunues minorenesh në grup,

* tutorë prostitutash,

* ‘skifterë’ vilash etj.,

dhe ende vazhdon e ‘qëllon’ në shenjë!

Për shkak të ‘kobures’ së Gent Strazimirit sot ke më shumë ‘shokë’ e bashkëpunëtorë në burg se në Parti...

Pjesa tjetër janë rrugës për aty, njësoj si ti!

Edhe ata, që sot janë pas hekurave, pak përpara se të provonin prangat, folën për ‘koburen e Gent Strazimirit’, për ‘baltosje’, ‘kllounadë’, ‘shpifje’... domethënë me të njëjtin tekst si ti sot...

Atij që të përdhunon publikisht e të përdor herë si bojaxhi e herë si letër higjenike, i pata thënë njëherë në parlament ‘alfabeti më fillon me gërmën ‘E’ kur vjen puna tek dekriminalizimi...’

Dhe kështu vazhdon të jetë! Unë e mbaj fjalën!

Në këtë pikë ‘përfiton’ edhe ti se i plotëson të gjitha kriteret substanciale dhe formale... madje jam i bindur se edhe ‘Ai’ këtu ta le ty radhën...

Tik - tak, tik-tak

KAQ!