Anuloi tenderin 400 milionësh/ Vokshi: Edhe mashtrues edhe injorant, të tregojë faturat e shpenzimeve për shkollat

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar vendimin e Erjon Veliajt për të anuluar tenderin abuziv prej 400 milionë lekësh. Në një postim në Facebook Vokshi, duke e cilësuar si mashtrues dhe injorant, shprehet se Veliajt na  detyrohet të tregojë burimin dhe faturat e blerjes së kompjuterëve për shkollat, me të cilat kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte justifikuar paratë.

Postimi i Vokshit:

Vesi del me shpirtin!!

Edhe #mashtrues, edhe #injorant.

Në të dyja rastet është e rëndë kur bëhet fjalë për një zyrtar të lartë publik.

Erion Veliaj sot ka thënë që me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj meje ka blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës.

Ky është #mashtrim!

Cështja e padisë së Erjon Veliajt ndaj meje (për denoncimet që kam bërë për vjedhjen e të dhënave personale nga ana e Bashkisë Tiranë) është në apel, pra është cështje ende në shqyrtim.

Erjon Veliaj ka detyrimin sot, të tregojë burimin dhe faturat e blerjes së atyre dhjetëra kompjuterave që pretendon që i ka blerë me paratë që i ka marrë prej meje.

Erion Veliaj, duke sulmuar personalisht përfaqësuesit e opozitës nuk i shmangesh dot abuzimit me fondet publike, për të cilat, herët a vonë, do të duhet të shkosh në #burg.