Skandali/ Qytetari denoncon policinë bashkiake të Tiranës, vendosin gjoba fiktive

Bashkia e Tiranës po jua bën jetën qytetarëve ferr. Pas trafikut që vijon me kilometra të tëra që të futesh në kryeqytet, tani kanë filluar punën dhe sulmin e tyre policët bashkiakë që të plotësojnë normën e kërkuar nga shefat e tyre. Në mbështetje të shumës  së kërkuar tani po vendosen dhe gjoba fiktive, në kundërshtim të hapur me rregullat më themelore.

Në një denoncim të qytetarëve shihet qartë që gjoba e vendosur me orar 17.40 minuta ndërkohë që ora shënonte 17.19 min. Ku shoferi ishte në makinë dhe me gjobën në duar po lëvizte rrugës së Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që vendosen gjoba fiktivisht, ku të privuarit janë vetëm zyrtarët e lartë dhe patronazhistët, para disa ditësh u pa qartë që një makinë e shtrenjtë me logon e policisë, nuk u gjobit, ndërsa tjera ngjit me të mori masa ndëshkuese.