Berisha publikon investigimin: Si i strehoi drejtoreshat e Arben Ahmetajt kreu i AMF-së, Ervin Mete

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një artikull investigativ që zbërthen lidhjet e pushtetit me aferat korruptive. 

Berisha thekson se drejtoreshat që ka patur Arben Ahmetaj në institucionet që ka drejtuar, janë punësuar te Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare, ku drejtor është Ervin Mete. 

Ky i fundit rezulton me lidhje të forta me Arben Ahmetajn. 

Alda Klosi, të cilës i zhvati sanitarja mbi 500 mijë euro, rezulton pikërisht e punësuar te AMF. 

Një tjetër ish-drejtoreshë e Ahmetajt e punësuar nga Ervin Mete është edhe Mimoza Kaçi. 

Postimi
Ja si ka pushtuar si merimangë e zezë mafia Rama-Ahmetaj burimet e parave.

Lexoni këtu më poshtë investigimin e Bold News.

Si i strehoi drejtoreshat e Arben Ahmetajt kreu i AMF-së Ervin Mete
10:47 : 09/01/2023

Grabitja e një shumë të madhe parash e bizhuterish në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, në kohën kur ky drejtonte Ministrinë e Financave, ka zbuluar një rrjet interesant lidhjesh.

Rezulton se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ku Ervin Mete është drejtor i Përgjishëm Ekzekutiv është kthyer në strehë të ish-vartëseve e zyrtareve të administratës të lidhura me Ahmetajn.

Ervin Mete ka qenë më herët zv.ministër i Financave në kohën kur institucioni drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Pas largimit që aty dhe emërimit të AMF-ja, ai përveç Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, aktualisht drejtoreshë në AMF, ka ‘strehuar’ aty edhe nëndrejtoreshën Mimoca Kaçi. Emri i kësaj të fundit mbeti peng për shumë kohë dhe u miratua nga Kuvendi vetëm pas emërimit të Ahmetajt si zv.kryeministër.

Pjesë interesante e kësaj historie është edhe një çështje e largët që daton në vitin 2004, shumë kohë përpara se Ervin Mete të ishte pjesë e rëndësishme e administratës.