Blerja e kompjuterave/ Vokshi: Veliaj gënjen për gjyqin me mua, të tregojë burimin e parave

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliajt se kishte blerë kompjutera për shkollat e Tiranës, me paratë e gjyqit të fituar ndaj ligjvënëses demokrate. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se Veliaj është mashtrues dhe injorant. 

Sipas saj, gjyqi ndodhet në Apel dhe ajo nuk i ka paguar para Veliajt. Ajo i kërkon kryebashkiakut të bëjë transparencë për burimin e financimit. 

Reagimi
Vesi del me shpirtin!!
Edhe #mashtrues, edhe #injorant.
Në të dyja rastet është e rëndë kur bëhet fjalë për një zyrtar të lartë publik.
Erion Veliaj] sot ka thënë që me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj meje ka blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës.
Ky është #mashtrim!
Cështja e padisë së Erjon Veliajt ndaj meje (për denoncimet që kam bërë për vjedhjen e të dhënave personale nga ana e Bashkisë Tiranë) është në apel, pra është cështje ende në shqyrtim.
Erjon Veliaj ka detyrimin sot, të tregojë burimin dhe faturat e blerjes së atyre dhjetëra kompjuterave që pretendon që i ka blerë me paratë që i ka marrë prej meje.
Erion Veliaj], duke sulmuar personalisht përfaqësuesit e opozitës nuk i shmangesh dot abuzimit me fondet publike, për të cilat, herët a vonë, do të duhet të shkosh në #burg.