Anti-plumb dhe arsenal armësh me vete, ndalohet një i ri në Lezhë

Një person i armatosur deri në dhëmbë dhe i veshur me anti-plumb është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Lezhës.

Arrestimi mësohet se është bërë në zonën e ishull Shëngjinit.

Burime bëjnë me dije se i riu i veshur me rroba ushtarake, me anti-plumb u kap pranë një servisi në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, se arsenali do të përdorej për një ngjarje të mundshme kriminale.

Në çantën e të riut u gjetën granata, arme dhe municione luftarake.

Policia e Lezhës deri më tani nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e tij.