‘Më trishtove sot’/ Kiara refuzon kërkesën e Luizit pas rrëfimit të tij

Ditën e sotme Luizi i ka rrëfyer Kiarës se vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit dhe për këtë moderatorja është u shpreh tepër e shqetësuar.

Madje ajo deklaroi se nëse Luizi dhe ajo do të ishin në një lidhje ajo nuk do ta linte kurrë.

Por pasi po ‘rehatoheshin’  pas përfundimit të kësaj bisede Luizi i kërkon Kiarës që t'i bëj buzëqeshjen tipike të saj, por menjëherë moderatorja ka refuzuar duke i thëne se 'sot nuk është në humor'.

Luizi: E di si të dua ty?! Me atë buzëqeshjen. A po ma bën?

Kiara: Jo, lëre.

Luizi: Pse? A po ma bën apo jo?

Kiara: Jo sot se nuk qenkam në humor. Më trishtove sot dhe nuk jam në humor.

Luizi: Pse të trishtova? S’ta solla unë dronin.

Kiara: Jo, jo, e di, por kështu më nisi dita.

Luizi: Trishtimin nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush.