U vodh kasaforta e Alda Klosit, Qyno: Firma e zyrtares me peshë, pastruesja të amnistohet nëse tregon nga vijnë paratë

Gazetari Elton Qyno në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli lidhur me ngjarjen e zbuluar nga policia ku u zbardh dinamikën e vjedhjes së 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qenë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

Qyno thotë se “Është një ngjarje që ka tronditur të madh e të vogël”.

Ai tregoi dhe se si arriti të zbulohej ngjarja nga forcat blu.

Elton Qyno: Është një ngjarje që ka tronditur të madh e të vogël. Bëhet fjalë për 550 mijë euro bëhet fjalë dhe për një sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë të gjetura në banesën e Rozeta Rakipllarit. Policia kishte zbardhur ngjarjen para vitit të ri por duke qenë se nuk kishte vendim gjykate nuk mund të bënte kontroll në shtëpinë e pastrueses. Para 3, 4 ditësh është ndërhyrë në banesë. Ata janë future në një dhomë në ambientet e prokurorisë dhe aty janë përgjuar. Policia duke marrë përgjimin në ambientet e dhomës së shoqërimit kanë kryer sërish kontroll në banesë. Sasia e parave që flisnin nën e bir ishte te tub ii aspiratorit të kuzhinës. Dëshmia e djalit do të shmang përgjegjësinë për të shkuar në burg dhe për të vuajtur dënimin.

Ndaj ish shefes së kabinetit të Ahmetaj, Alda Klosi a ka nisur hetim për pasurinë e saj?

Elton Qyno: Ngjarjen nuk e bën aq të madhe vetëm sasia e parave të gjetura në banesë. Por aq të madhe e bën personazhi i kallëzuar Alda Klosi. Ajo ka qenë protagonist në administratën e shtetit shqiptar. Në deklaratën e parë të vjedhjes së banesës është deklaruar se sasia e parave të vjedhura ishin 56 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, byzylyk dhe unaza.  Ka qenë policia që ka dyshur te pastruesja. Edhe kur u gjet se kush e kishte bërë veprën penale dhe kujt i përkisnin paratë zyrtarja herën e parë ka deklaruar se i përkasin asaj. Për sasinë e dytë të parave ka deklaruar se nuk është e imja. Në dëshminë e saj pastruesja tregon se gjithë shumën e ka gjetur në banesën e Alda Klosit.

Sipas gazetarit “nëse do të ketë një bashkëpunim të sinqertë kjo pastruese duhet të amnistohet”.

Elton Qyno: Nëse pastruesja vendos të bashkëpunojë në mënyrë të sinqertë dhe i jepet një status mbrojtje ajo duhet të amnistohet sa i përket peshës së dënimit që duhet të vuajë. Nëse ajo tregon në çfarë forme vijnë këto para, qoftë dhe nga bisedat spontane që mund të bëheshin në shtëpi, nëse do të ketë një bashkëpunim të sinqertë kjo pastruese duhet të amnistohet.

Sa efektive mund të quhet puna e SPAK?

Elton Qyno: Aferën e incineratorëve e ka zbuluar SPAK por nuk ka arritur të depërtoj në incineratorin e Tiranës. Kemi një hetim të veçuar nga ana e SPAK por nuk kemi një rezultat. Kemi një pastruese që zbulon dengun e eurove një zyrtare që ka qenë ndër zyrtaret më të afërta të Ahmetaj. Ngelet për tu verifikuar burimi i një shume të tillë eurosh nga institucionet përkatëse./ORA News/