‘Para ka sa të duash, por mungojnë... pastrueset!’

Vjedhja spektakolare e më shumë se 500 mijë euro në banesën e shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt kur ish-zv/kryeministër, ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.

Fakti se kaq shumë para janë mbajtur në shtëpi tregon se, poseduesja Alda Klosi nuk kishte si ti justifikonte ato.

Detyra e saj në kryeministri, si shefe e kabinetit të Ahmetajt, ka ngritur dyshime ne lidhje me origjinën e parave.

Reagimet janë të shumta, ndërsa gazetari Lutfi Dervishi ka vendosur të ironizojë situatën:

‘Para ka sa të duash, por mungojnë... pastrueset!’, shkruan Dervishi në një postim në rrjetin social, Facebook.