'Bujqësia shqiptare në krizë', Blushi: Shqipëria nuk mund të jetë 'hambar' për Edi Ramën!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një postim në rrjete sociale ka denoncuar krizën e thellë që po kalon bujqësia shqiptare.

Blushi shkruan në postim se në Roskovec të Fierit, fermerët po i braktisin tokat dhe shumë prej serave këtë dimër nuk ka të mbjella.

‘Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë. Në Roskovec të Fierit fermerët po i braktisin tokat. Në shumë prej serave këtë dimër nuk ka të mbjella.’

Arsyeja e gjithë kësaj sipas Blushin është se nafta, fidanët dhe pesticidët kanë çmime që fermerët nuk i përballojnë dot.

‘’Nafta, fidanët dhe pesticidet janë në çmime që nuk i përballojnë dot. Shumë kanë ikur në emigrim pasi kostot e larta, mungesa e tregut për prodhimet dhe braktisja nga shteti i çuan drejt falimentit.'

Blushi shton se ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe i braktisur nga shteti në një treg të pabarabartë, femeri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut përfiton çdo vit subvencione konkrete dhe lehtësira të tjera.

''Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe i braktisur nga shteti në një treg të pabarabartë, fermeri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut përfiton çdo vit subvencione konkrete dhe lehtësira të tjera.’'

Blushi e mbyll statusin e tij duke shkruar se Shqipëria nuk mund të jetë hambari i Edi Ramës, por duhet të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe të punonjë ndeshmërisht.

‘’Askush nuk pret më asgjë nga “Rilindja”! Në 10 vite Edi Rama nuk bëri atë që premtoi, por ua ktheu jetën në ferr fermerëve. I mashtroi, i braktisi, i rrënoi ekonomikisht dhe i detyroi të largohen nga vendi. Shqipëria nuk mund të jetë “hambar” për Edi Ramën, por duhet të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht!’’ 

Postimi i plotë i Tedi Blushit: 

Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë. Në Roskovec të Fierit fermerët po i braktisin tokat. Në shumë prej serave këtë dimër nuk ka të mbjella. Nafta, fidanët dhe pesticidet janë në çmime që nuk i përballojnë dot. Shumë kanë ikur në emigrim pasi kostot e larta, mungesa e tregut për prodhimet dhe braktisja nga shteti i çuan drejt falimentit.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe i braktisur nga shteti në një treg të pabarabartë, fermeri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut përfiton çdo vit subvencione konkrete dhe lehtësira të tjera. Askush nuk pret më asgjë nga “Rilindja”! Në 10 vite Edi Rama nuk bëri atë që premtoi, por ua ktheu jetën në ferr fermerëve. I mashtroi, i braktisi, i rrënoi ekonomikisht dhe i detyroi të largohen nga vendi. Shqipëria nuk mund të jetë “hambar” për Edi Ramën, por duhet të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht!