Skandaloze/ Berisha nxjerr FOTO-n nga oborri i QSUT: Kjo është kur fondet vidhen nga Fico-Manastirliu

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar gjendjen skandalozë të mjedisit të QSUT-së.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një foto ku dallohet se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet oborri i spitalit, pasi kjo ndodh kur fondet vidhen nga mrejtoresha Albana Fico dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

‘Kjo është kur fondet vidhen Fico-Manastirliu. Ish kunata e Edi Ramës, tani drejtoreshë e përgjithshme e spitalit, Fico, mendon vetëm si të pasurohet. Ajo porosit shtrate dopio për zyrën, ndërsa oborrin e spitalit e ka lënë në gjendje që nuk ka qenë kurrë më parë’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Ky është mjedisi në spitalin kryesor të Shqipërisë!

Kjo është kur fondet vidhen Fico-Manastirliu.

Ish kunata e Edi Ramës, tani drejtoreshë e përgjithshme e spitalit, Fico, mendon vetëm si të pasurohet. Ajo porosit shtrate dopio për zyrën, ndërsa oborrin e spitalit e ka lënë në gjendje që nuk ka qenë kurrë më parë.

Fotot tregojnë pamje që flasin vetë!

E vërteta është se Tirana në 255 qytetet kryesore të botës, renditet për shërbimin shëndetësor ne vendin e 245-të, pra 10 qytetet me shërbimin më të keq në botë! Vjedhja shkatërron çdo gjë. Krim i shëmtuar! #sb