Spaho: Shefja i hiqte paratë për familjen, të kishin qenë Rama a Beni do t'i bënin rrush e kumbulla!

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, e ka krahasuar shefen e kabinetit të Arben Ahmetaj, së cilës iu vodhën qindramijë euro të thata në shtëpi nga pastruesja, me eurodeputeten socialiste greke, Eva Kaili, të arrestuar në skandalin “Qatar Gate” .

Në shënimin e tij ironik në Fb, Spaho shkon dhe ca më tej:

“Ajo që kam vënë re është që gratë në pushtet, - shkroai ai, - në dallim nga meshkujt, janë shumë familjare, pasurinë e përdorin vetëm për familjet e tyre. Kështu p.sh, nënkryetarja greke e Parlamentit Europian, Eva Kaili, paratë që fitonte ia linte babait. Këshilltarja e Edit dhe shefja e kabinetit e Ahmetajt, paratë që fitonte i vinte menjanë për xhaxhanë. Të kishin qenë Edi ose Beni, kushedi me kë do t’i bënin rrush e kumbulla.”