Prodhim dhe shitje narkotikësh, dy të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar një tjetër për vepra të ndryshëm penale.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 66 vjeç, banues në Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, dje, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. Z., 58 vjeç, banues në Libonik, Maliq, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. D. rezultoi në gjendje të dehur.
---
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Q., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. F., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Shërbimet e policisë, në bulevardin “Republika”, Korçë, gjatë kontrollit fizik i gjetën këtij shtetasi një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Gjithashtu, gjatë këqyrjes së aparatit celular të 30-vjeçarit, u gjet një aplikacion që dyshohet se shërbente për vënien e basteve sportive. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.