Ja LISTA e gjërave që u vodhën te zyrtarja e Ramës/ Pastruesja: E urreja Aldën, prandaj ia mora paratë

Teksa ndodhet pas hekurave bashkë me djalin e saj, Rozeta Dobi shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e tij, Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. 

49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur mijëra euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në rrugën e 'Kosovarëve', në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim, shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë te banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë, e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë, brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200 euro dhe 100 dollarë, në moment që i ka parë këto shuma parash, nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi, i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.

Ndërkohë policia pas kontrollit në banesën e nënë e bir kanë sekuestruar para dhe aksesorë floriri e të markave të shtrenjta, nga orë Maserati, çanta Valentino, iPhone 14ProMax, e shumë të tjera.

Lista e plotë:

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-Shuma prej 58.150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro, nga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prereje 500 euro, 1 (një) copë prerje 100 euro, 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) copë prerje 200 euro;

-Shuma prej 7.000 (shtatëmijë) dollarë me prerje 100 (njëqindëshe);

-Shuma prej 368.000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesë mijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (një mijë) lekë.

-Kuti ngjyrë tulle, brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë grit ë zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamand, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D.G., zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë të kuqërremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;

-Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;

-Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj, varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;

-Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;

-Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;

-Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndyshme;

-Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin SWAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;

-Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin SWAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme.

-Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar “sister are connect heart to heart”, një varëse ngjyrë silver (zinxhir);

-Orë dore ngjyrë gold e markës Maserati;

-Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin Armitron;

-Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Adidas;

-Një xhup me ngjyrë si gri dhe pjesa e bustit me ngjyrë të zezë, ku në anën e majtë ka të stampuar mbishkrimin SWID

-Një xhup femrash ngjyrë në dukje si pana me mbishkrimin në pjesën e Canada;

-Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin Valentino;

-Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin Valentino;

Shtetasit Havier Dobi i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetet të cilin personi nën hetim Havier Dobi ka blerë me paratë e vjedhura:

-Automjet i tipit Mercedez-Benz me targa AA907LZ me ngjyrë të bardhë së bashku me çelës;
-Automjet i tipit Mercedez-Benz AC666HD me ngjyrë gri së bashku me çelës;
-Automjet i tipit Mercedez-benz me targa AC055HD me ngjyrë të zezë me çelës;
-Telefon i markës Iphone 14 Pro max, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me ngjyrë të bardhë pjesa prapa;
-Telefon i markës Iphone 11 Pro, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me pjesën prapa ngjyrë gold.

Shtetases Rozeta Dobi i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-Telefon celular i markës Samsung me ngjyrë të zezë me kasë gome ngjyrë të zezë.