OKB-së kërkon ndihmë për Pakistanin pas përmbytjeve katastrofale

Gjenevë - Një konferencë e Kombeve të Bashkuara të hënën grumbulloi fonde dhe ndihma të tjera për të ndihmuar Pakistanin që po përballet me pasojat e përmbytjeve shkatërruese të verës së kaluar, të cilar shefi i OKB-së i quajti një "katastrofë klimatike e shkallës monumentale", që vrau më shumë se 1700 njerëz. Miliona të tjerë janë ende duke jetuar pranë ujërave të kontaminuara dhe të ndenjura të përmbytjeve.

Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres morën pjesë personalisht, ndërsa liderë botërorë si presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan morën pjesë virtualisht, pasi shumë vende u përpoqën për të ndihmuar më mirë Pakistanin që tëmblidhte 16.3 miliardë dollarët që i nevojiten për të ndihmuar vendin në rindërtim dhe rimëkëmbje.

Autoritetet në Pakistan shpresojnë se rreth gjysma e kësaj nevoje për financim do të vijë nga komuniteti ndërkombëtar.

 “Ne duhet të jemi të sinqertë për padrejtësinë brutale të humbjes dhe dëmit të pësuar nga vendet në zhvillim për shkak të ndryshimeve klimatike”, tha Guterres në mbledhje. "Nëse ka ndonjë dyshim për humbjen dhe dëmin - shkoni në Pakistan. Ka humbje. Ka dëme. Shkatërrimi i ndryshimeve klimatike është i vërtetë.”