Dëmtohet Lukaku, humbet sfidën e Kupës së Italisë

Me barazimin e hidhur të së shtunës mbrëma në Monza, Interi po përgatitet për debutimin sezonal në Kupën e Italisë si kampione në fuqi.

Parma do të mbërrijë nesër mbrëma në “San Siro” për një ndeshje të vlefshme për raundin e 1/16.

Calhanoglu dhe Barella do të mungojnë, pasi u larguan të shtunën nga fusha e lojës me disa shqetësime fizike.

Brozovic gjithashtu është ende i padisponueshëm. Tashmë një njoftim ka ardhur duke shqetësuar paksa Inzaghin.

Lukaku vuan një dëmtim të lehtë të tendinës, duke e bërë të pamundur futjen e tij ditën e nesërme në fushën e lojës ndaj Parmës.