COVID/ Infeksionet dhe vdekjet rriten sërish në Itali

Kurba e rasteve me Covid në Itali shkon sërish në rritje, me një rritje prej 11,4% në javën nga 30 dhjetori 2022 deri në 5 janar 2023 krahasuar me atë të mëparshme sipas monitorimit të Fondacionit Gimbe.

Në të njëjtën periudhë, vdekjet shënojnë një rritje të mëtejshme prej 9,8%: prej katër javësh ka më shumë se 100 vdekje në ditë. 

Nga 30 dhjetori deri më 5 janar, rastet e reja u rritën nga 122,099 në 135,977 dhe vdekjet nga 706 në 775 (52 prej të cilave iu referohen periudhave të mëparshme), me një mesatare prej 111 në ditë krahasuar me 101 javën e kaluar.