SYRI TV/ Banorët e Vlorës: Investime të dobëta, kanë kanë nisur të prishen

Banorët e Vlorës kanë shprehur rezerva në lidhje me investimet në këtë qytet. Sipas tyre, cilësia e punimeve është e dobët, duke kërkuar më shumë kontrolle. Por ndërkohë, ata fajësojnë edhe dëmtimet nga vetë banorët në disa prej tyre

SYRI TV

Investime pa standarde i kanë cilësuar banorët e Vlorësm projektet në këtë qytet. Sipas tyre, edhe pse ka përfunduar realizimi i disa investimeve si bulevardi “Ismail Qemali”, Vlora Historike, Lungomare, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë etj, ata kanë shprehur rezerva për cilësinë.

Thuajse 5 vite pas përfundimit të disa projekteve, shumë prej tyre po shfaqin anomalitë e para.

Disa janë dëmtuar, të tjerë po thyhen dhe shkatërrohen dhe deri më tani asnjë person nuk është vendosur përpara përgjegjësisë, ku nuk mungon edhe papërgjegjshmëria e banorëve.