Hodhi foshnjen në lumë/ 32-vjeçarja lihet në burg, nuk reagon para gjyqit

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Orjana Gremin, e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj para disa ditësh.

Ndërkohë avokati i saj Bruno Pepa, i caktuar nga gjykata, ka kërkuar ndryshimin e akuzës në vrasje në rrethana cilësuese, por gjykata nuk e pranoi kërkesën.

32-vjeçarja është transferuar në burgun e grave në Tiranë, ndërsa gjatë seancës nuk ka bërë asnjë reagim. Ajo u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike. 

 32-vjeçarja është lënë në moshën 1-vjeçare nga nëna e saj tek daja dhe ai e ka rritur. Nëna e saj është larguar në Greqi ku prej 30 vitesh nuk ka kontakt me vajzën e familjen që la pas.

Ndërkohë që babai i 32-vjeçares jeton aktualisht në Fier, dhe pas divorcit, ka krijuar familjen e tij dhe s’ka kontakte as me vajzën në Shkodër apo pjesën tjetër të familjes që rrit të bijën e tij.

Së fundmi e reja jetonte në shtëpinë e dajës, në fshatin Golem, dhe prej 5-6 vitesh ishte e punësuar në një fasoneri.