Pastruesja pranon vjedhjen në banesën e ish-këshilltares në Kryeministri, djali i rezervuar

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me supervjedhjet nga nënë e bir, të cilët akuzohen se kanë grabitur rreth 700 mijë euro në disa banesa ku gruaja punonte si pastruese. Mesohet se 49-vjecarja ka pranuar akuzën për vjedhjen në banesën e ish-këshilltares në Kryeministri te Arben Ahmetaj, Alba Klosi, por grupi hetimor ka dyshime se ka kryer edhe në banesa të tjera. Ndërkohë, djali ende nuk ka bërë një dëshmi të plotë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Burimet bëjnë me dije se 49-vjeçarja ndodhej në hetim prej 5 muajsh, pasi dyshohej se kishte vjedhur një banesë të një shqiptaro-amerikaneje. Më pas është marrë shkas edhe nga denoncimi i Alba Klosit.

Klosi ka bërë denoncim për grabitje në banesë, pasi pastruesja dhe djali i saj e kishte inskenuar ngjarjen si grabitje. Si fillim Klosi nuk ka dyshuar tek një person, por pamjet e sigurisë kanë zbuluar Dobin. Po ashtu, ka dyshime që Dobi punonte në mbi 10 banesa si pastruese dhe shumica ishte e zyrtarëve të lartë.