Zabaleta dhe Doriva, ja çfarë thonë ndihmësit e Silvinhos për aventurën e re te Shqipëria

Dy ndihmësit e trajnerit Silvinho, Zabaleta dhe Doriva, ishin pjesë e konferencës për media gjatë prezantimit të brazilianit.

Zabaleta u shpreh se duhet të kenë mentalitetin e duhur dhe besimin në vete.

Ndërsa Doriva tregoi se ndjehej i lumtur që kishte ardhur në Shqipëri dhe se është gati për një punë të mirë.

Zabaleta tha: “Më falni se gjuha italiane e imja nuk është e mirë. Jam i kënaqur që Argjentina na dha këtë kënaqësi, unë shoh në Shqipëri atë që shoh në Argjentinë. Këta e dashurojnë futbollin. Shohim shumë njerëz të talentuar, që luajnë në Angli, Itali dhe Spanjë. Duhet të kemi mentalitetin e duhur dhe të kenë besim në vete, shpresoj ti frymëzojmë dhe fansat të jenë krenarë. Do luajmë me skuadra të forta, këto janë idetë tona”.

Ndërsa Doriva u shpreh: “Falënderojmë para së gjithash Federatën për këtë punë. Jam shumë i lumtur që erdha në Shqipëri. Jemi gati për një punë të mirë, sigurisht që kemi kontakte me miqtë tanë në Itali. Mund të marrim informacione për çdo gjë që na duhet. Kemi kontaktet tona për të gjithë lojtarët”.