Burg për nënë e bir: Vodhën qindra-mijëra euro nga zyrtarja e Ramës

Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e qindra-mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e zyrtares së lartë të Edi Ramës, Alda Klosi. Seanca ka nisur në orën 10:30.

Vjedhja në banesën ku Alda Klosi jetonte bashkë me vajzën, ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2022.

Ditën e djeshme, në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, që dyshohet se janë vjedhur nga banesa e Klosit.

Shërbimet e policisë i gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.

Nënë e bir u arrestuan dy ditë më parë, të dyshuar për vjedhjen e një shume rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, po në banesën e Klosit, ku gruaja punonte si sanitare.

Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi është rreth 540 mijë euro.