Deklarata bombë e Princ Harrit për njerkën e tij: Camilla është e keqe dhe e rrezikshme

Princ Harry ka dhënë një intervistë rrjetin e amerikan CBS të dielën për të mbrojtur atë që ka shkruar tashmë në autobiografinë e tij, e cila pritet të dalë nesër.

Por sulmi që ai nisi kundër bashkëshortes së babait të tij Camilla Parker-Bowles, ra si bombë pasi Princ Harry prentedon se ajo është e rrezikshme dhe e keqe.

“Asgjë që unë kam thënë për një anëtar të familjes sime dhe veçanërisht për njerkën time, nuk ka qenë rrëqethëse. Ka gjëra që kanë ndodhur që kanë qenë jashtëzakonisht të dhimbshme, disa në të kaluarën, disa tani’ është shprehur Princ Harry.

Duke shpjeguar pse ai i përdor këto terma për gruan e babait të tij, mbretit Charles III, Harry kujtoi atë që nëna e tij, Princesha Diana , kishte thënë për Camilla-n kur ajo e quajti atë në një intervistë të vitit 1995 "personi i tretë në dasmën e saj" dhe tha se ajo u bë "e keqe" (Camila) sepse "kishte nevojë të rivendoste imazhin e saj".

Në të njëjtën mënyrë, ai tha se dëshira e saj për ta bërë këtë e bëri Camilën  "të rrezikshme", duke e akuzuar atë për "këmbim informacioni" me gazetarët në një përpjekje për të shkruar më shumë histori pozitive për të. 

Siç la të kuptohet ajo, në fakt, “kontaktet” e saj me mediat do të çonin “njerëz të vdekur në rrugë”.

“Nevoja e saj për të rivendosur imazhin e saj e bëri atë të rrezikshme për aleancat që po krijonte me shtypin britanik. Dhe kishte një vullnet të hapur nga të dyja palët për të shkëmbyer informacion. Dhe me një familje të bazuar në hierarki dhe me atë në rrugën e saj për t'u bërë gruaja mbretërore, ne do të kishim kufoma në rrugë," tha Harry.

Duke vazhduar “goditjet” ai fajësoi familjen mbretërore për "një reagim vërtet të mjerueshëm" në ditën e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth duke e akuzuar atë se ishte "në mbrojtje" dhe se kishte parë "rrjedhje".

“Unë e dua babain tim, vëllain tim, familjen time. Unë nuk kam dëshirë t'u bëj atyre dëm. Por për sa u përket tabloidëve, disa anëtarë (përfshirë familjen mbretërore) kishin vendosur të “shtriheshin me djallin” për të rikthyer imazhin e tyre. Kjo ishte zgjedhja e tyre. Por “vija e kuqe” për mua erdhi kur ajo përpjekje bëhet e dëmshme për të tjerët, mua dhe anëtarët e tjerë të familjes sime”.

Në këtë kontekst, ai argumentoi se disa anëtarë të familjes mbretërore po konkurrojnë se kush do të jetë në qendër të vëmendjes, dhe Princi William dhe Kate Middleton gjithashtu kanë vuajtur nga qëndrime të tilla “nga babai dhe njerka ime apo bashkëpunëtorët e tyre”.

Princi Harry, tha ai, besonte se të qenit "mbrapa" në fron do ta kursente atë nga një sjellje e tillë:

"Sa gabim e kisha. E njëjta gjë që ndodhi me William dhe Kate nga babai dhe Camilla, na ndodhi dhe nga zyra e William dhe Kate."

Ashtu siç pritej, në intervistë u diskutua edhe për reagimin e familjes së tij, konkretisht të vëllait dhe Kate Middleton ndaj bashkëshortes së tij, aktores amerikane, Meghan Markle.

“Shpresoja të ishim ne të katërt: William, Kate, unë dhe partnerja ime. Mendova se do të ishim bashkë, do të punonim bashkë, do të dilnim, siç bëra si personi i tretë në marrëdhënien e tyre (dmth William dhe Kate). Por nuk mendoj se ata prisnin që unë të isha në një lidhje me dikë si Megan që kishte një karrierë të suksesshme. Kishte mjaft stereotipe dhe ishte faji im”.

Duke shpjeguar se çfarë do të thotë me stereotipe, Harry , pasi tha se qëndrimi i vëllait dhe gruas së tij po vendoste 'barriera' në familjen mbretërore për të mirëpritur Meghan Markle, më pas shpjegoi: "E shihni, një aktore amerikane, e divorcuar dhe si racë të përzier".

Megjithatë, ai mohoi të ketë akuzuar ndonjëherë anëtarët e familjes mbretërore për racizëm që sipas tij, mediat e kishin përcjellë pas intervistës me Oprah Winfrey .

Së fundi, kur u pyet nëse ka kontakte me vëllanë e tij dhe trashëgimtarin e fronit britanik, William, Princi Harry u përgjigj “jo për momentin”, ndërsa të njëjtës pyetje për babain e tij ai u përgjigj se “nuk kemi komunikim, nuk kemi folur mjaft gjatë."