Akuzohet për grabitjen e miliona eurove në Rinas, shtyhet seanca gjyqësore për Talo Çelën

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë seancën për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Talo Çela akuzohet për grabitjen e ndodhur më 9 prill të vitit 2019 në Aeroportin e Rinasit, ku u vodhën miliona euro.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e 2 anëtarëve të turpit gjykues në Gjykatën e Posaçme.

Gjithashtu burime për Panorama.al bëjnë me dije se seanca e ardhshme do të zhvillohet më 25 janar të këtij viti.

Kujtojmë se Talo Çela është i dyshuari kryesor për një sërë grabitjesh dhe vrasjesh të kryera në vend, ku së fundmi dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, e përfshinë emrin e tij në një sërë ngjarjesh kriminale në vend.

Megjithë operacionet e shumta për kapjen e tij, Talo Çela vijon të mbetet i lirë dhe nuk ka asnjë informacion për të.