", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/09/auto_9i-9-1673258734.png", "width": 900, "height": 507 } }

Protestat e dhunshme në Brazil – përveç sulmit ndaj policit, protestuesit tmerruan edhe kalin e tij

Ky është momenti tronditës kur protestuesit e dhunshëm rrahën brutalisht një oficer policie dhe kalin e tij me shkopinj, kur mijëra protestues pro ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan tri ndërtesat e pushtetit në Brazil.

Sipas mediave të huaja,  forcat e sigurisë arrestuan më shumë se 400 protestues të krahut të djathtë, të cilët sulmuan Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë, ndërsa ata thyen kordonët e policisë, thyen ndërtesat qeveritare dhe plaçkitën zyrat.

Sot, hetuesit po marrin “mostrat” pas mbylljes së zonës, me mbeturina, xhama, njolla gjaku dhe mobilje të hedhura gjithandej.

Bolsonaro, i cili humbi zgjedhjet e tetorit nga e majta e Lula da Silva, hodhi poshtë pretendimet e pasardhësit të tij se ai nxiti sulmin “fashist” dhe mbrojti të drejtën për “protesta paqësore”.