Paloka: Elisa u tregua më e zgjuar, nuk tregoi kur ia vodhën shtëpinë
Lajmi se një pastruese dhe i biri i saj kanë vjedhur qindra-mijëra euro në banesën e një zyrtareje të lartë të Edi Ramës, vazhdon të jetë krye-argumenti i medias sociale.
Deputeti demokrat, Edi Paloka shkruan se një rast i ngjashëm ndodhi edhe me Elisa Spiropalin, por ajo nuk tregoi.
“Elisa u tregua më e zgjuar; kur vodhën në shtëpinë e saj disa vite më parë (për konçidencë ishte po janar), e mbajti pothuajse të fshehtë. “Pothuajse” … se edhe miqtë e ngushtë tregojnë një ditë…!
Tregojnë Elisa…,” shkruan Paloka.
Ndërkohë në mediat sociale ka thirrje që hajdutët të vjedhin banesat e qeveritarëve të PS.