", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/09/auto_rrrrrrrrr1673256073.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

U gjunjëzua para partneres për t’i propozuar martesë, turistja i prish surprizën islandezit

Në TikTok është shpërndarë videoja e një propozimi për martesë në Reykyavik të Islandës, ku atë e prishi një turiste e cila rastisi të jetë afër çiftit në kohën kur i riu po i propozonte partneres martesë.

Dyshja pozonte para një ujëvare, kur i riu u gjunjëzua dhe nxori unazën për t’i propozuar.

Megjithatë, turistja e cila u gjend afër nuk e pati edhe aq problem që t’ju afrohet dhe t’ia prishë befasinë të riut.

Derisa i riu qëndronte i gjunjëzuar, ajo jo vetëm që futet në kuadër të videos, por edhe vazhdimisht pozon.

Çifti nuk kanë reaguar fare për këtë “futje” në kuadër, e në komentet nën video shihen reagimet e shumta të përdoruesve të këtij rrjeti social.

Disa pretendonin se ajo e ka bërë qëllimshëm, e tjerët kritikuan kameramanin që nuk e ka paralajmëruar turisten që ia prishi fotosesionin dyshes. 

@jordanemcgowan Honestly i find it funny ? no harm done its a laugh to watch. #iceland #travel #traveltiktok #proposal #fiance #proposalvideo #proposalgoals #proposalgonewrong ♬ Cool Kids (our sped up version) - Echosmith