VIDEO-SYRI TV/ Afera: Erion Veliaj zgjedh të mbrohet me patronazhistë

Kryebashiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që të mbrohet me anë të patronazhistëve, pasi u kap duke abuzuar me taksat e qytetarëve shqiptarë në rrugën ‘Xhon Belushi’ në zonën e Freskut në Tiranë. Këtë të diel, Veliaj ka detyruar eksponentët e PS së që të dalin dhe të mbrojnë këtë aferë. Militantët e PS-së nuk kanë lejuar SYRI TV që të filmojë këtë abuzim duke përdorur edhe gjuhë fyese

SYRI TV

I kapur në shkelje të ligjit për nisjen e punimeve në rrugën ‘Xhon Belushi’ në Tiranë, kryebashkiaku aktual i kryeqytetit, Erion Veliaj, ka urdhëruar eksponentët e Partisë Socialiste në zonën e Freskut që t’i dalin në mbrojtje aferës së tij.

Veliaj ka detyruar disa militantë të mazhorancës socialiste që të dielën të dalin në këtë rrugë dhe mos të lejojnë mediat që të filmojnë abuzimet që kryebashkiaku i Tiranës bën me taksat e qytetarëve.

Eksponentët e PS-së janë mobilizuar sapo janë informuar që këtë skandal të Veliajt do e denonconin sërish përfaqësues të Partisë Demokratike. Ata janë vendosur përgjatë kësaj rruge ku për disa orë përveçse nuk kanë lejuar kamerën e SYRI TV që të filmojë, kanë përdorur edhe një gjuhë fyese.

Mbrëmjen e së premtes ishte kandidati i opozitës për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi që denoncoi abuzimin që Erion Veliaj bën me paratë e qytetarëve. Këlliçi publikoi dokumentet që faktonin se punimet në këtë rrugë kishin nisur pa prokurim publik. Sipas dokumenteve, tenderi për këtë rrugë është planifikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00, ndërsa punimet në terren kanë nisur dy ditë më parë dhe po kryhen nga mjetet e ndërmarrjes së Bashkisë së Tiranës.

Dhe për këtë skandal Erion Veliaj nuk doli vetë për të mbrojtur punimet që ai trumbeton me të madhe, por nxori militantët e Partisë Socialiste.