Doli kundër regjimit, futbollisti iranian dënohet me 26 vite burg

Futbollisti iranian Amir Nasr-Azadani është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e dyshuar të tre anëtarëve të forcave të sigurisë dhe dy krime të tjera të kryera gjatë protestave që kanë tronditur vendin që nga mesi i shtatorit.

Rikujtojmë që në shtetin iranian janë dënuar me vdekje tre persona të tjerë. Gjithashtu një tjetër është dënuar me dy vite burg.

Protestat kanë pushtuar Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit.