Varri i Papës së Nderit, Benedikti XVI hapet për publikun

Varri i Papës së Nderit, Benedikti XVI, që gjenden nën Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit është tashmë i hapur për publikun.

Ish-pontifi u varros më 5 janar, menjëherë pas një funerali në sheshin e Shën Pjetrit.

Varri i Benediktit shtrihet në kriptën që gjenden nën dyshemenë kryesore të bazilikës.

Ish-papa vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare.

Ai  bëri histori dy herë, njëherë si Papa i parë gjerman në 400 vjet dhe përsëri në vitin 2013 kur u bë Papa i parë që doli në pension në 600 vjet.

Të dielën në mëngjes, Papa Françesku pagëzoi 13 foshnja teksa Kisha Katolike kremtonte festën e Pagëzimit të Zotit.

Kjo traditë e pagëzimit të fëmijëve të punonjësve të Selisë së Shenjtë në Kapelën Sistine në ditën e festës u krijua në vitin 1981 nga Papa Shën Gjon Pali II.