Tajvani dënon stërvitjet ushtarake të Kinës pranë ishullit: Të paktën 57 avionë luftarakë morën pjesë në stërvitje

Tajvani ka dënuar stërvitje ushtarake të kryera nga Kina pranë ishullit. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka thënë se të paktën 57 avionë luftarakë kinezë kanë marrë pjesë në stërvitje.

Më herët komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës tha se forcat e saj zhvilluan një stërvitje për të testuar “gatishmërinë ushtarake në kushte aktuale luftarake” në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit, duke u fokusuar në sulmet tokësore dhe detare.

Në një deklaratë nga ushtria kineze thuhej se qëllimi i manovrës ishte të testonte aftësinë e përbashkët luftarake për të kundërshtuar me vendosmëri veprimet provokuese të fuqive të huaja dhe forcave separatiste për pavarësinë e Tajvanit.