", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/09/auto_2macron_autistic_arthro1673251333.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

'Nuk duhet të martoheshe me mësuesën tëndë’ intervista që vendosi në siklet presidentin francez

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë diskutimit me të rinjtë nga 'La Papotin', një gazetë e themeluar në vitin 1990 në një qëndër kujdesi për të rinjtë me autizëm është vendosur në siklet.

Pyetja që ra në sy dhe është bërë virale kishte të bënte me marrëdhënien e Macron me gruan e tij Brigitte Macron.

Siç përshkruhet nga Associated Press një nga të rinjtë që ishte i pranishëm i kërkoi presidentit francez ta lexonte vetë pyetjen që kishte të bënte me bashkëshorten e tij.

“Ai është president. Ai duhte të japë shembull dhe të mos martohej me mësuesen e tij’ lexoi pyetjen Macron për bashkëshoretn e tij, nënë e tre fëmijëve dhe 24 vjet më e madhe se ai.

I sikletosur Macron u përgjigj:

''Nuk bëhet fjalë nëse duhet të jepni shembull apo jo. Kur je i dashuruar zgjedhjen nuk e bën ti’ u përgjigj fillimisht presidenti francez duke shtuar:

“Ajo nuk ishte taman mësuesja ime. Ajo ishte mësuesja ime e aktrimit. Nuk është njesoj, ajo nuk ishte mësuejsa e matematikës’ ndërkohë që të pranishmit duke qeshur dhe duke komentuar thanë se presidenti i 'rrëshqiti' pyetjes.

Macron u pyet gjithashtu nëse ka para të mjaftueshme, ku u përgjigj se si president i Francës merr më pak para sesa kur punonte bankier.

Në fund të intervistat presidenti francez uroi të pranishmit për pyetjet e bëra duke thënë se ‘më çuan në një rrugë që nuk kisha qenë kurrë në intervista me gazetarë të tjerë.'