Dhuna në Brazil, frikë nga Lufta e Ftohtë dhe komunizmi

Dhuna në Brazil nuk ka të bëjë vetëm me protestuesit që janë të zemëruar pse ish-Presidenti Jair Bolsonaro humbi – ajo është më shumë se kaq, shkruan Kate Ëatson, korrespodente e BBC në Sao Paolo.

Shumë nga mbështetësit me të cilët BBC ka folur në dy muajt e fundit kanë thënë se ai është më pak i rëndësishëm seç  ishte. Ajo që protestuesit e linjës së ashpër duan më shumë se çdo gjë është që Presidenti i ri Lula të kthehet në burg, jo në pallatin presidencial.

Është frika e tyre nga komunizmi dhe këndvështrimi i tyre (i pasaktë) se Lula është një komunist, që po e ushqen zemërimin e tyre më shumë se çdo gjë.

Bolsonaro ishte mjeti për atë zemërim - ai ishte personi që e zhvendosi Lulën. Por ai ka qenë shumë i qetë që nga humbja (madje shkoi në Florida për të shmangur inaugurimin e presidentit të ri) - dhe as Bolsonaro nuk ka qenë aq i ashpër sa mbështetësit e tij.

Disa njerëz janë të zhgënjyer nga kjo. Por zëvendësi i tij, Hamilton Mourao, tha në prag të inaugurimit të Presidentit Lula se heshtja nga liderët mbjell kaos në shoqëri - një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj ish-shefit të tij - dhe ne po shohim që kjo të ndodhë tani.

Disa njerëz argumentojnë se Bolsonaro është i parëndësishëm – vetëm ushtria mund ta shpëtojë Brazilin.

Kjo në një shtet që ka një histori me diktaturën ushtarake sigurisht (shumë nga këta protestues po t'i pyesje për diktaturën do të thoshin se nuk ka pasur kurrë, ushtria thjesht ka sjellë rregull dhe rritje ekonomike).

Ky është një vend ku sundimi ushtarak është ende shumë i pranueshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Ka rrënjë të thella braziliane në të gjitha këto dhe një rikthim në frikën e komunizmit nga Lufta e Ftohtë.